Zëra për largim nga Barcelona, Griezmann sqaron gjithçka

Antoine Griezman i siguron të gjithë se e ardhmja e tij është vetëm Barcelona dhe kundërshton çdo lajm që e largon nga katalanasit.

Pas golit të shënuar me Kombëtaren franceze ai do të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Koeman akoma më i motivuar.

“E ardhmja ime sigurisht që është te Barcelona dhe nuk e kuptoj pse mediat dhe njerëzit shpikin destinacione për mua. Unë ndihem shumë mirë, kam besimin e trajnerit dhe të klubit. Ishte një sezon i vështirë për të gjithë ne dhe tani duam ta fillojmë nga zero”, ka thënë Griezman.

Sulmuesi francez po mendonte seriozisht largimin nga katalanasit pas përfundimit të sezonit, por duket se një bisedë mes tij dhe trajnerit Koeman e bëri të ndryshonte mendje.

Grizman do të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës së Barcelonës dhe nuk do të luajë më jashtë rolit siç bënte me Setienin apo Valverden.

Koeman i ka premtuar që do të jetë në qendër të sulmit. Largimi i Suarezit do ta bëjë atë lojtarin kryesor të repartit të avancuar.


Shtuar 10.09.2020 11:14