Zbulohet e ardhmja e Luka Modric

Luka Modric është i vendosur për të ardhmen.

Mesfushori kroat do ta respektojë kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2021.

Modric tani është 34 vjeç dhe ka pasur shumë spekulime se koha ishte e duhur që lojtari të largohet dhe të hapte rrugën për norvegjezin Martin Odegaard i cili ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të sezonit 2019/20 me Real Sociedad.

Vetë Modric e bëri të njohur për stafin stërvitës të Madridit se nëse ai mendonte se nuk ishte i aftë të performonte në nivelin më të lartë, ai do të hiqte dorë dhe të krijonte rrugën për lojtarë që tregonin përformanca të mira.


Shtuar 2.04.2020 16:50