Ylli i Serie A e pranon se e kanë nënvlerësuar koronavirusin

Mbrojtësi anësor i Atalantas, Robin Gosens, ka thënë se italianët e kishin nënvlerësuar pandeminë koronavirus dhe tani po jetojnë në qytete fantazmë.

Gosens ishte pjesë e skuadrës së Atalantas e cila u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi Valencian pas rezultatit të përgjithshëm 8:4 pas dy ndeshjeve.

Por pas natës historike në Mestalla, futbolli për të dhe për të gjithë ndaloi dhe Gosens thotë se tani jeton në frikë në një qytet fantazmë, Bergamo.

“Ndjeva frikë kur na shpjeguan se Lombardia ishte epiqendra e gjithë kësaj dhe se asnjë vend tjetër në Evropë nuk kishte kaq shumë raste. Atë ditë i thashë vetes: ‘Në rregull, më parë ishte në Wuhan, shumë larg nesh, por tani është këtu. Tani ne jemi në rrezik’. Nuk ka vetëm frikë në rajonet fqinj, por bash në Bergamo, i cili është bërë qytet fantazmë”, tha Gosens.

“Të gjithë ne e nënvlerësuam atë (koronavirusin), duke nisur nga unë së pari. I thosha vetes së më shumë se grip nuk është. Dilja jashtë, shkoja në restorante, i takoja miqtë. Ne nuk e njihnim armikun tonë dhe kapacitetet e tij”, shtoi ai.


Shtuar 16.03.2020 13:54