Ylli i Milanit arrin marrëveshje me Romën

Il Corriere dello Sport thotë se ‘Giallorosët’ janë një hap para rivalëve të tyre në çështjen e nënshkrimit të Bonaventuras.

Atalanta dhe Torino kanë qenë të lidhur me 30 vjeçarin, i cili është paraqitur 17 herë për kuqezinjtë këtë sezon.

Bonaventur te Milan ishte transferuar në shtator të vitit 2014 për shtatë milionë euro, dhe preja saj kohe, për ‘Rossonerët’ është paraqitur në 171 ndeshje duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar 24 herë.

Agjenti Mino Raiola, sipas gazetës, është takuar me Romën dhe është pajtuar për një marrëveshje tri vjeçare.


Shtuar 21.05.2020 08:04