Ylli i Lyon mes Juventusit dhe Chelsea, francezët duan 70 milion euro

Houssem Aouar është talenti i radhës i evidentuar te Lyon, por vështirë se ai do të qëndrojë gjatë te klubi nga Ligue 1.

21-vjecari ndiqet me shumë interes nga Juventus dhe Chelsea, që janë gati të ofrojnë një shifër të konsiderueshme për të marrë shërbimet e tij. Italianët e kishin kundërshtar pak ditë më parë në sfidën e vajtjes, të vlefshme për 1/8 e Champions League dhe mesfushori i krijoi jo pak probleme, fakt që ka bindur më tepër bardhezinjtë për të investuar tek ai.

Megjithatë për të marrë shërbimet e Aouar, çdo klub i interesuar duhet të paguajë të paktën 70 milionë euro, një çmim ky i vendosur nga drejtuesit e klubit të Lyon për të lënë të lirë mesfushorin.


Shtuar 3.03.2020 12:47