Vjen lajmi i madh, Dybala shërohet nga koronavirusi

Paulo Dybala është shëruar nga COVID-19.

Pas gjashtë javë vuajtje ylli argjentinas ka dalë negativ në testet për sëmundjen koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Juventusit.

Pas dy testimeve të bëra siç e do protokolli, Dybala ka dalë negativ, duke u shëruar plotësisht.

Kujtojmë se Dybala ka qenë futbollisti i tretë i Juventusit i prekur nga COVID-19, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.


Shtuar 6.05.2020 16:32