Vetëm 11 ndeshje dhe asnjë gol me Arsenalin, Cabellos rikthehet te Reali

Mbyllet përpara kohe aventura e Dani Ceballos te Arsenali.

Spanjolli i cili u transferua si një afrim i bujshëm te “topçinjtë” në merkaton e verës ka prishur çdo raport me skuadrën londineze pas vetëm 6 muajsh dhe i ka kërkuar Realit të Madridit që zotëron kartonin e tij, t’i gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Ceballos i cili u rikuperua nga një dëmtim serioz që pësoi në 6 nëntor të vitit të kaluar nuk ka zbritur asnjëherë në fushë me trajnerin e ri të Arsenalit Mikel Arteta në stol, pasi edhe pse është gati për të luajtur nuk preferohet nga spanjolli dhe për të mos humbur grumbullimin me Spanjën në Euro 2020, 23-vjeçari dëshiron të ndërrojë ambient, që në merkaton e dimrit.


Shtuar 23.01.2020 16:53