Merret vendimi zyrtar për dënimin e Valverdes

Teksa po zhvilloheshin minutat e fundit të shtesës në finalen ndaj Atleticos, mesfushori i Real Madrid bëri një ndërhyrje ndaj Alvaro Moratas i cili po dilte ballë për ballë me portierin Thibaut Courtois.

Uruguaiani u ndëshkua direkt me karton të kuq, që padyshim ia vlejti – pasi në penallti triumfoi ekipi i tij.

RFEF tashmë ka vendosur masat e dënimit për talentin e Los Blancos.

Valverde do t’i mungojë Realit vetëm një ndeshje në La Liga që do të thotë se asaj ndërhyrje i dyfishohet edhe më shumë vlera.


Shtuar 15.01.2020 12:52