Valon Berisha rikthehet te Salzburg? Ky është plani i Igli Tare

Valon Berisha me shumë gjasë mund të kthehet tek skuadra e Salzburg.

Berisha nuk ka pasur një aventurë të mirë me Lazio ku nuk ka arritur të gjej hapësirat e nevojshme.

Lojtari kosovar me shumë gjasë do të largohet nga Lazio gjatë merkatos së janarit, dhe tashmë janë zbuluar destinacionet e para të mundshme.

“Laziopress” shkruan se Valon Berisha mund të kthehet tek skuadra e Salzburg, me Igli Tare që po mendon një shkëmbim.

Dominik Szoboszlai është lojtari që synohet të afrohet tek Lazio, në këmbim të Berishës.


Shtuar 7.01.2020 15:55