U mposht nga City në shtëpi, Zidane: Na duhen 90 minuta koncentrim

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Manchester City. Francezi u shpreh i zhgënjyer që skuadra u dëmtua në 10 minutat kur fundit kur deri at here kishin bërë një ndeshje shumë të mirë.

“Nuk jam i lumtur që luajtëm mirë dhe në dhjetë minutat e mbetur ndryshuam dhe bëmë gabime që na lënduan”, ka deklaruar Zidane.

“Ne kemi nevojë për 90 minuta koncentrim, veçanërisht kundër ekipeve sikurse City”.

“Ne e dimë që ka mbetur edhe gjysma e kësaj përballje dhe tani është e thjeshtë, ne duhet të shkojmë në City dhe të fitojmë”.


Shtuar 27.02.2020 07:31