Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish ka lënë spitalin pak ditë pasi u infektua me koronavirus.
Ikona e Liverpool është kthyer në shtëpinë e tij, ku në vet-izolim po vazhdon rikuperimin e plotë nga virusi. Ai ka shfrytëzuar rastin të jap çdo lëvdatë për NHS.”Njerëzit mund të mendojnë se për shkak të emrit tim kam pasur kujdes më të mirë, por secili pacient në NHS po merr kujdesin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Dalglish.
“Si shtet, ne jemi me fat që i kemi ata”, ka thënë ndër të tjerash Kenny.Dalglish ishte në spital që nga e mërkura.