U dëmtua ende pa u rikuperuar, Barcelona sqaron gjendjen e Dembele

Ousmane Dembele nuk po gjen “karar” me dëmtimet. Francezi nga koha kur u transferua në Barcelona pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në infermieri.

Dy muaj nga dëmtimi i fundit, at here kur u priste rikthimi i tij në një pikë kyce të sezonit por edhe në periudhë krize për lojtarë të katalanasit, sulmuesi pëson një tjetër dëmtim që sipas klubit nuk është serioz.

“Gjatë stërvitjes së kësaj të hëne, Dembélé ka patur një shqetësim në kofshën e djathtë si rezultat i lodhjes së muskujve. Lojtari do të vazhdojë punën e tij të rimëkëmbjes.”

Pra, klubi nuk flet për dëmtim serioz, por thjesht për “siklet” dhe “lodhje të muskujve”.

Ousmane Dembélé u lëndua në 27 nëntor, në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në “Camp Nou”, dhe shërbimet mjekësore të Barçës konfirmuan se do të trajtohej në infermieri rreth 10 javë.

Për t’u rikthyer sa më shpejt në fushat e lojës, Dembélé udhëtoi për në Doha (Katar) për të kryer një trajtim të specializuar në Spitalin Aspetar, më pas mbylli ciklin e shërimit në Qendrën Sportive Joan Gamper, derisa u ndjeu “sikletin” e radhës në seancën e fundit stërvitore.


Shtuar 4.02.2020 08:27