U akuzua për korrupsion, flet avokati i presidentit të PSG-s

Ditën e sotme, presidenti i kampionëve të Francës dhe i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, u paditë nga autoritetet zvicerane për veprime të dyshimta të tijat në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.

Pak caste më parë presidenti i PSG-s, ka reaguar me anë të avokatit të tij në lidhje me këtë temë.

Grégoire Mangeat është shprehur se më e rëndësishmja është se akuzat për rryshfet janë hequr dhe tashmë mbi klientin e tij rëndon vetëm akuza për nxitjen e Jérôme Valcke që të mos i kthejë përfitimet e pretenduara në FIFA.

“Më e rëndësishmja që akuzat për ryshfet në lidhje me dhënien e të drejtave të mediave janë hequr. Tani pranohet që kontrata për të drejtat e mediave për Kupat Botërore 2026-2030 është negociuar dhe përfunduar në përputhje me të gjitha rregullat në fuqi. Klienti ynë akuzohet vetëm për një shkelje të vetme: për nxitjen e Jérôme Valcke që të mos i kthejë përfitimet e pretenduara në FIFA. Kësaj akuze i mungon serioziteti. Ne kemi besim dhe do të vërtetojmë pafajësinë e klientit tonë, ” përfundoi Mangeat.


Shtuar 20.02.2020 18:47