Tre të prekur me koronavirus, merret vendim për futbollistët e Juventusit

Futbollistët e Juventusit, Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala kanë dalur ditë më parë pozitiv me koronavirus.

Sipas Calciomercato tre futbollistët e Juventusit do t’i nënshtrohen testeve të reja për koronavirus.

Shpresat e skuadrës italiane janë që rezultatet të dalin negative mirëpo sipas raportimeve kjo gjë është pak e mundur për shkak të karantinës.

Kurse sezoni aktual pritet të rifillojë përsëri por nuk është duke u përjashtuar as mundësia që i tërë sezoni të anulohet.


Shtuar 28.03.2020 15:50