Tramezzani kërkon futbollistin e Kombëtares te skuadra italiane

Kamer Qaka shpërtheu me Poli Iasi në Rumani dhe për të pati oferta nga më të ndryshmet. FCSB e bleu më pas, por me gjigantin rumun aventura ishte e shkurtër dhe u largua shumë shpejt. Aktualisht mesfushori është pjesë i Universitatea Craiova.

Qaka u ftua edhe në kombëtare nga ish-trajneri Christian Panucci, ndërkohë që së fundmi i del emri si opsion për një klub italian. Livorno, që drejtohet nga Paolo Tramezzani, po synon ta afrojë mesfushorin shqiptar.

Ish-ndihmësi i De Biasi e pëlqen Qakën, i cili mund të kalojë në Serie B. Synohet që mesfushori të merret në huazim me të drejtë blerje. Mbetët të shihet nëse Universitatea Craiova do të bindet për ta lëshuar 24-vjeçarin.


Shtuar 5.01.2020 10:45