Trajneri i njohur: Futbolli nuk është më prioritet për Bale

Ylli uellsian i cili tashmë luan tek Real Madrid, duket se nuk e ka interesimin tek futbolli.

Kështu të paktën insiston trajneri i madh italian, Fabio Capello, i cili së fundmi ka komentuar situatën e lojtarit.

“Në potencial, Bale është lojtar fantastik. Kam përshtypjen se futbolli nuk është më prioritet i tij. Bale duket lojtar i shpërqendrua – më pëlqen shumë, është i shpejtë, i fort, perfekt për futbollin modern” ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

“Nëse dëshiron të jesh kampion, duhet të jesh 100 për qind i vëmendshëm dhe të fokusohesh vetëm në jetën sportive” ka shtuar italiani.

Bale ishte shumë afër kalimit në Superligën e Kinës gjatë verës. Emri i tij ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm përsëri kur merkatoja e janarit është hapur.


Shtuar 5.01.2020 09:48