Torino shkarkon Mazzarin, në stol ulet një 43 vjeçar

Pas disa rezultateve tepër zhgënjyese, Torino ka vendosur të shkarkojë trajnerin, Walter Mazzari.

Humbja e fundit 4-0 ndaj Lecces këtë fundjavë ka sosur durimin e drejtuesve të cilët kanë vendosur që skuadra të drejtohet nga një tjetër trajner.

Për stolin e Torinos u përfol edhe ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi por është një tjetër emër që ka marrë drejtimin e skuadrës.

43- vjeçari Moreno Longo i cili së fundmi ka drejtuar skuadrën e Frosinone është ulur tashmë në stolin e Torinos. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2020 12:19