“Topçinjtë” marrin lajme të mira nga Mustafi, heqin dorë nga merkatoja

Arsenali ka marrë lajmë të mira nga mbrojtësi Shkodran Mustafi i cili la fushën në ndeshjen ndaj Bournemouth.

Lëndimi i qendërmbrojtësit nuk është aq serioz sa mendohej në fillim.

Kjo bëri që Arsenali të mendojë për t’i nisur kërkimet për një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve, po ashtu duke qenë se tashmë i ka të lënduar tre mbrojtës të tjerë, Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney.

Trajneri Mikel Arteta tha pas takimit të së hënës se drejtuesit e klubit do ta kërkonin një mbrojtës të ri për shkak të druajtjeve për shkallen e dëmtimit të Mustafit.

Megjithatë, Arsenali tani ka mësuar se 27-vjeçari nuk do të mungojë gjatë, sepse analizat mjekësore kanë treguar se ai vetëm e ka ndrydhur nyjën e këmbës.


Shtuar 29.01.2020 08:06