Tifozët anglezë nuk durojnë më: Jepini fund VAR-it

Anglezët mundohen të mbeten tradicionalë në shumë gjëra. Tentuan edhe me teknologjinë VAR, por u dorëzuan. Tifozët janë mërzitur dhe po e shprehin diccka të tillë, madje edhe përmes pankartave të hapura në stadium.

Në takimin e djeshme, Crystal Palace-Arsenal, tifozët e ekipit vendas ishin të qartë me mesazhin e tyre kundër sistemit VAR. “Po vrisni pasionin, po vrisni atmosferën, po vrisni lojën, jepini fund VAR-it tani”, shkruhej në pankartën e tyre në gjuhën angleze.


Shtuar 12.01.2020 14:10