Thiago Silva i jep lamtumirën PSG-së pas 8 sezonesh, e ardhmja pritet të jetë në Premier League

Kapiteni i Paris Saint-Germain Thiago Silva ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij.

I blerë nga AC Milan në 2012, 35-vjeçari brazilian ka qenë shtyllë kryesore e skuadrës franceze për kohëzgjatjen e qëndrimit në Francë dhe ka fituar dashurinë e tifozëve.

Edhe pse ai do të lirohej në fund të qershorit së bashku me Edinson Cavani dhe Thomas Meunier, ai dhe sulmuesi Eric Choupo-Moting të dy rinovuan për dy muaj për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

PSG shkoi aq afër trofeut të lavdishëm evropian, por u mposht në finale nga Bayern Munich me rezultat minimal.

“Ishte ndeshja ime e fundit në Paris”, i tha ai RMC Sport.

“Jam i trishtuar. Ju kërkoj falje fansave. Falënderoj të gjithë përkrahësit për dashurinë e tyre. Do të kthehem, me një rol tjetër, në këtë klub që kam dashur. Dua të luaj edhe 3-4 vjet të tjera dhe të luaj në Kupën e Botës në Katar”.

Silva pritet që nga sezoni i ardhshëm ta vesh fanellën e Chelseat në Premierligë.


Shtuar 24.08.2020 08:20