Te Barcelona iu kërkojnë një tjetër ulje rroge futbollistëve, Messi me shokë nuk janë dakord

Futbolli, ashtu si edhe fushat e tjerë, ka marrë një goditje të madhe financiare për shkak të koronavirusit. Klubet për të rregulluar disi bilancin ekonomik iu kërkuan me mirëkuptim lojtarëve të zbrisnin një përqindje nga rroga e tyre.

Kështu, te Barcelona, Mesi me shokë pranuan të hiqnin dorë nga 70% e rrogës së muajit mars. Dhe, në komplet rrogën sezonale, futbollistët kanë humbur 17% të pagës së tyre. Kjo bëri të mundur që Barcelona të kursente 40 milionë euro. Megjithatë, nga lajmet e fundit në Spanjë, klubi nuk ka amortizuar ende dëmin nga COVID-19 e në këtë formë ka menduar t’iu propozojë lojtarëve edhe një tjetër reduktim.

Të lidhura

None found

Por, këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord për të hequr sërish nga pjesa e tyre e në këtë formë drejtuesit e blaugranave duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të vënë rregull financat.


Shtuar 3.06.2020 14:14