Ernesto Valverde e ka emëruar skuadrën e Barcelonës që do të udhëtojë në Arabinë Sauditë për Superkupën e Spanjës. Në këtë skuadër jashtë përfshirë gjashtë lojtarë të ekipit B të Barcelonës.
Dy portierë, Inaki Pena dhe Arnau Tenas, do të udhëtojnë për këtë turne, përderisa edhe Carles Perez, Riqui Puig, Alex Collado dhe Ronald Araujo janë ftuar nga Ernesto Valverde.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, treshja e lënduar e Barcelonës – Marc-Andre ter Stegen, Ousmane Dembele dhe Arthur Melo – do të mbetet në Katalonjë.
Valverde u detyrua të kërkonte ndihmë nga ekipi B i Barcelonës në mënyrë që t’i mbulonte disa mungesa para gjysmëfinales të së enjtes kundër Atletico Madridit dhe finales potenciale të së dielës.
Portierë: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas.
Mbrojtës: Nelson Semedo, Gerard Pique, Jean-Clair Todibo, Clement Lenglet, Moussa Wague, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Ronald Araujo, Junior Firpo.
Mesfushorë: Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Arturo Vidal, Alex Collado, Riqui Puig.
Sulmues: Luis Suarez, Lionel Messi, Antoine Griezmann, Carles Perez, Ansu Fati.
