Ska qetësi për Endri Çekiçin, dëmtohet sërish

Endri Çekiçi po tregonte një formë të shkëlqyeër me Olimpia Ljubjanën, por për fatin e tij të keq në fillim të dhjetorit lojtari pësoi një dëmtim në kofshë.

Mesfushori me tipare sulmuese ishte drejt rikuperimit të plotë me ekipin e tij, që po vazhdojnë përgatitjet në Turqi. Megjithatë pogradecarin e ka ndjekur sërish fati i keq, teksa së fundmi ka pësuar një tjetër dëmtim.

Sipas mediave sllovene, Çekiçi ka shfaqur përsëri probleme ditën e djeshme në stërvitje dhe ka braktisur grumbullimin me ekipin. Cekici goli

Lojtari ka treguar një formë të jashtëzakonshme me ekipin e tij, teksa përveç golave dhe asisteve, ka bërë edhe realizime të mrekullueshme nga jashtë zonës, por edhe nga goditjet e dënimit.


Shtuar 4.02.2020 16:29