Adoleshentë, vajza e prindër, kapen 19 shqiptarë në kamion duke ikur për Angli

Angli është kthyer në vendin e ëdrrave për shqiptarët.

Plot 19 shqiptarë janë kapur nga policia holandeze, pasi ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek, Holandë.

Të lidhura

None found

Sipas mediave, në kamion ishin 17 burra dhe 2 gra dhe destinacion të fundit kishin Londrën.

Shoferi i kamionit ishte një 47-vjeçar nga Rumania dhe është arrestuar deri në sqarimin e rrethanave.

Ai do të japë shpjegime se si shqiptarët hipën në kamionin që drejtonte.

19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit dhe ishin nga mosha 19 deri në 43 vjeç.


Shtuar 4.02.2020 16:38