Ndeshjet në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë me rekomandim të qeverisë së Maqedonisë dhe vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u zhvilluan pa prezencën e tifozëve.
Mirëpo këta të fundit arritën që të gjëjnë mënyrën se si t’i japin përkrahjen e tyre për skuadrat e tyre. Në këtë drejtim veçohen tifozët e skuadrës së FC Shkupit dhe Shkëndijës, ose “Shvercerat” dhe “Ballistët” që ishin sërisht në afërsi të stadiumit për ti dhënë përkrahje skuadrave të tyre të zemrës.
Të lidhura
None found
Derisa “Shvercerat” nuk u gëzuan në fund të ndeshjes, pasi FC Shkupi humbi sfidën në terrenin vendas kundër Renovës me 2-3, nga anën tjetër “Ballistët” ishin dëshmitarë të fitores bindëse 4-1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Tetovë.
Sidoqoftë, që të dy grupet e tifozëve treguan se mund të “mundin” virusin “Korona” dhe të jenë më afër me skuadrat e tyre të zemrës. (Foto: Gol.mk)
