Shkurtaj “divorcohet” nga Kukësi: Mbylla një cikël të bukur të karrierës sime

Kukësi zyrtarizoi ditën e sotme trajnerin e ri Skënder Gega, ndërkohë që nuk kanë munguar firot në skuadrën verilindore.

Ka qenë bomberi i ekipit, Vasil Shkurtaj, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, i ka dhënë lamtumirën skuadrës blu.

Sulmuesi vlonjat e ka cilësuar aventurën e tij me Kukësin, e cili zgjati 1 vit e gjysmë, të mbushur plot gëzime por edhe mërzitje. Ai i ka falenderuar të gjithë, teksa uron që vitin tjetër të shpallen kampionë.

Postimi

“Erdhi momenti lamtumires. Nje cikel i bukur i karrieres sime futbollistike sapo u mbyll. 1 vite e gjysem plot gezime por edhe merzitje. Dua te Falenderoj presidentin, drejtuesit, trajneret, stafin mjekesor, punetoret e fushes edhe gjithe shoket e skuadres per kete bashkepunim. Ishte nder per mua te perfaqesoja ekipin e Kukesit edhe uroj vitin tjeter te shpallen kampion sepse e meritojne. Me respekt, Vasil Shkurtaj”.


Shtuar 30.07.2020 19:06