Sezoni i ri i Serie A mund të fillojë në këtë datë

Sky Sport Italia raporton se ditën e djeshme klubet e Serisë A diskutuan për edicionin pasardhës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret pas mbledhjes së nesërme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Këshilli i Lega Seria A do të mblidhet ditën e enjte për të vendosur përfundimisht për datën e fillimit të sezonit 2020/21.

Gjithmonë sipas transmetuesit italian dëshira kryesore e klubeve italiane është që në 12 shtator të gjitha skuadrat të jenë gati për të nisur sezonin e ri.


Shtuar 16.06.2020 08:36