Felipe Melo nuk ka mundur të fsheh admirimin për Lionel Messin
Mesfushori brazilian që vesh fanellën e Palmerias,e cilëson Messin si më të mirin që i kanë parë sytë, teksa zbulon edhe disa metoda se si e kanë ndalur atë në ndeshjet mes Brazilit dhe Argjentinës.
“Ai (Messi) është një lojtar unik. Kur ne, me ekipin brazilian, kemi luajtur kundër tij, vendosëm: duhet ta godasim nga një herë secili, pra të bëjmë ndërhyrje të gabuar me rotacion”, ka deklaruar Melo.
“Ishte shumë e vështirë, një futbollist të tillë nuk mund ta markosh. Nuk po them se vendosëm ta godisnim për t’i thyer këmbën , por për të bërë faull taktik, që të ulnim ritmin e tij dhe të qetësonim lojën.”
Melo gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e disa skuadrave, si Fiorentina, Juventus, Galatasaray dhe Inter.