Ronaldo zbulon të pathëna: Nuk doja të largohesha nga Barcelona, vendosi dikush tjetër

Një nga sulmuesit më të mirë në botë, i vetmi që e ka marrë nofkën “Fenomen”, Ronaldo Nazairo Da Lima ka thënë se ai nuk dëshironte të largohej nga Barcelona por ishte dikush tjetër që vendosi.

Legjendari brazilian qëndroi vetëm një edicion te Barça, ku kishte filluar shkëlqimin që në ditët e para.

“Pata arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën në fund të stinorit dhe shkova me përfaqësuesen e Brazilit. Pesë ditë më vonë më telefonuan dhe më thanë se nuk mund të vazhdoja me rinovimin. Kurrë nuk ishte në duart e mia. Doja të qëndroja. Vendimi nuk ishte në duart e mia. Do të kisha preferuar të qëndroja, por nuk ishte në dorën time”, ka deklaruar Ronaldo. /albeu.com/


Shtuar 12.02.2020 11:51