Juventusi ka pësuar humbjen e tretë këtë sezon në Serie A të cilën ia shkaktoi Verona e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës.
Goli i Ronaldos nuk vleu pasi Borini dhe Pazzini përmbysën rezultatin në 2-1.
Ronaldo mund të jetë i kënaqur në nivel personal, sepse me golin e mbrëmshëm ai shkroi më shumë histori në fanellën bardhezi, duke u bërë lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi për Juventusin.
Por, sulmuesi portugez është shprehur i pakënaqur me rezultatin përfundimtar të takimit, i cili nënkupton se nëse Interi e mund Milanin në derbin italian, atëherë Juve do të bjerë në pozitën e dytë.
“Ky nuk ishte rezultati që ne e deshëm, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort për t’i arritur synimet tona”, shkroi Ronaldo në Instagram