Ronaldo “Fenomeni” po përgatitet për të transferuar te skuadra e tij ish-sulmuesin e Barcelonës

Fenomeni Ronaldo aktualisht po mban pozitën e presidentit të skuadrës së Valladolidit në La Liga.

Ai si duket po përgatitet për të sjellë në skuadër një emër të madh dhe ai mund të jetë ish-sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez.

Në një konferencë për media, Ronaldo i ka hapur derën kilianit pasi ky i fundit nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te Interi.

“Alexis Sanchez ka arritur sukses kudo që të shkojë. Ai ka shumë cilësi. Nëse ai nuk ka sukses në Inter, Valladolid do t’i hapë dyert e tij“, tha fituesi i Kupës së Botës në një intervistë për Zoom me Banco Santander.

31-vjeçari ka filluar vetëm dy ndeshje në Serie A , nga nëntë ndeshje dhe shënoi vetëm një herë në të gjitha garat për skuadrën e Antonio Conte.


Shtuar 22.06.2020 09:11