Viktor Marku mohon në gjykatë vrasjen e Billës: Kërkoni për autorët e vërtetë

Viktor Marku ka mohuar sot para gjykatës të jetë autor i ekzekutimit të Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në datën 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Ai ka deklaruar se ka qenë jashtë vendit, në Mal të Zi dhe se policia duhet të arrestojë autorët e vërtetë.

“Policia të gjejë autorët. Ditën e vrasjes e deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Policia të bëjë ç’të dojë, unë nuk kam vrarë njeri,”-mësohet se është shprehur Marku teksa merrej në pyetje.

Ndërkohë masa ndaj tij nis në 11:00 në Gjykatën Penale të Tiranës.
Ndërkohë policia thotë se Viktor Marku është autori kryesor në vrasjen e Hekuran Billës disa ditë më parë në zonën e Komunës së Parrist në kryeqytet.

Marku është arrestuar në Mal të Zi falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe asaj malazeze.


Shtuar 22.06.2020 09:18