Roma godet në merkato, siguron shërbimet e sulmuesit të Barcelonës

Nuk ja doli të sigutonte shërbimet e sulmuesit të Interit, Matteo Politano, Roma nuk ka vonuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës Carles Perez.

Sipas “Onda Cero” , lojtari ditën e nesërme do të udhëtojë drej Itaisë për të mbyllur trasferimin.

Sulmuesi nuk është në planet e drejtuesve të Barcelonës dhe largimi është opsioni më i mirë për të siguruar sa më shumë minuta.

Perezi do të transferohet në formë huazimi me opsion blerjeje të detyrueshme nga Roma në qershor, për shifrën 13 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 14:30