Rikthehet kampionati maqedonas, këto janë përballjet e fundjavës

Do të ketë kjo fundjava e fundit që do të kalojë pa futboll në vendor, ndërsa me 15 e 16 shkurt, rikthehet kampionati ku do të kemi ndeshje atraktive në kuadër të javës së 19-të, aty edhe ku e mbeti në sezonin vjeshtor.

Edhe këtë pranverë do të kemi mundësi që nga dy ndeshjeve të javës ti shikojmë përmes ekraneve televizive, kështu që ndeshja e parë që transmetohet në Arena Sport dhe TVM, do të jetë të shtunën me filli në orën 14:00.

Fatin për ta hapur gjysmë sezonin do ta kenë lideri aktual i kampionatit Vardari i Shkupit dhe Makedonija Gj.P.

E diela është e rezervuar për ndeshjen që do të ketë transmetim të drejtpërdrejt, ku mejdanin do të ndajnë Akademija Pandevi dhe kampioni aktual Shkëndija, gjithashtu edhe kjo ndeshje fillon në orën 14:00.

Përballjet tjera të javës së 19-t, janë Shkupi – Boreci, Struga Trim&Lum – Rabotniçki dhe Renova – Sileksi.


Shtuar 7.02.2020 20:30