Rangnick planifikon një Milan të rinuar

Milani i Ralf Rangnick (pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve) do të jetë më rinor.

Në fakt, Milani është një skuadër me mesatare të ulët sa i përket moshës, por me çka mundur të shohë nga jashtë, Rangnick kërkon ta ulë edhe më shumë këtë mesatare.

Gjermani synon që Milani i tij të jetë i shpejtë dhe agresiv, të rikuperojë topat në mesfushën e kundërshtarit dhe të niset me shpejtësi drejt sulmit. Kërkon futbollistë jo me shumë se 24 vjeç, të paktën kështu raportojnë mediet gjermane. Nëse është e vërtetë, atëherë në radhët e kuqezinjve lamtumirat duken të pashmangshme.

I pari është Zlatan Ibrahmovic. Sa i përket “bomberit” suedez, me herët, në Itali, mediet kanë raportuar se vetë sulmuesi do të kërkojë largimin. Ishte dyshja Boban-Maldini që e bindi të rikthehej, por dy ikonat kuqezi pritet që të mos jenë më ne postet aktuale. Begovic, Musacchio, Bonaventura janë të tjerë futbollistë të cilët mund të largohen.

Sidoqoftë, Rangnick ndoshta do t’i duhet te mendohet për të tjerë futbollistë të cilët janë mbi 24 vjeç, por janë një garanci për kuqezinjtë si Rebic, Castillejo apo edhe Calhanonglu. Sidoqoftë, përtej ndryshimeve, një gjë është e sigurt, Milani i së nesërmes duhet të jetë agresiv dhe i shpejtë. A do të jetë një skuadër fituese dhe kompetitive? Kjo mbetet për t’u parë.


Shtuar 6.03.2020 15:52