Ramos e ka pranuar, Reali humbi sepse e meritoi të humbiste.
Betisi e ka mposhtur 2-1 Real Madridi, për t’ia humbur kreun e La Ligës. Tani Barcelona është liderë me 58 pikë.
Pas ndeshjes, Sergio Ramos, njeriu i cili është fajtori kryesor për dy golat e pësuar nga Real Betis, e pranoi se vendasit e merituan fitore.
“Duhet të jemi vetëkritik, rezultati është i drejtë, sot s’kemi bërë asgjë mirë. Duhet të shohim para dhe të punojmë për tu përmirësuar”, tha Ramos.
Pas kësaj disfate, Reali humbi edhe vendin e parë, tani ka 56 pikë, dy më pak se lideri i ri me 58, Barcelona.