Publikohet formacioni i vitit në Serie A, mes tyre edhe gjigandi shqiptar (FOTO LAJM)

Berat Gjimshiti mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e skuadrës së Atalantës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte protagonist kryesor në suksesin e skuadrës italiane, të cilët arritën të shkonin deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Javë pas jave, paraqitjet e Gjimshitit vinin në rritje e në këtë formë ai është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit Italian të kompozuar nga “Wyscout”. Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe tre pjesëtarë të tjerë të Atalantës si Toloi, Gosens dhe Gomez.

dërsa, nuk mund të mbeteshin jashtë 11-tëshes së “Wyscout” yje si Ronaldo e Imobile në repartin e avancuar, së bashku me Insinje e talentin Kulusevski.


Shtuar 18.08.2020 09:26