Nesër pritet një takim mes drejtuesve të Inter dhe Tottenham për Eriksen

Interi çdo ditë i afrohet më shumë mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen.

Danezi u dha dje lamtumirën tifozëve të ekipi londinez dhe tashmë po përgatitet për një aventurë të re në Serie-A.

Sipas të përditshmes italiane “TuttoSport” midis klubeve do të ketë një takim nesër për të mbyllur dhe detajet e fundit.

Danezi pritet të firmosë për 4 vite me Interin nga ku do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.


Shtuar 19.01.2020 09:17