I vihet zjarri makinës së gardianit të burgut

Një automjet është djegur gjatë natës së djeshme në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Mësohet se automjeti është në pronësi të Nik Shehut, guardian në burgun e Shën Kollit.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Shtuar 19.01.2020 09:34