Premier League pa tifozë deri në vitin 2021?

Liga Premier mund të merr vendim për të luajtur ndeshje prapa dyerve të mbyllura deri në fund të këtij sezoni, por edhe fillimin e sezonit të ardhshëm.

Një takim do të mbahet të premten e ardhshme, ku do të diskutohet për hapat e ardhshëm që do të merren në futbollin anglez.

Sipas The Mirror, Liga Premier do të presë deri në fund të majit ose fillimin e qershorit për të rifilluar sezonin.

Sidoqoftë, gazeta angleze shkruan se jo vetëm nëntë ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20, mund të luheshin pas dyerve të mbyllura, por edhe ato të muajve të parë të sezonit 2020/21.

Tifozët e Premier League mund të mos lejohen të futen në stadiume deri në vitin 2021, sipas këtyre raporteve.

Sidoqoftë, Liga Premier po punon për përfundimin e këtij sezoni në mënyrë që të shmanget humbja e 850 milion eurove nga të drejtat televizive. /Telegrafi/


Shtuar 10.04.2020 20:01