Portieri i Schalke 04 drejt Bayern Munchen, tifozët i kërcënojnë prindërit

Kalimi i portierit të Schalke 04, Alexander Nubel, te Bayern Munchen në sezonin e ardhshëm nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të skuadrës nga Gelserkisheni, madje kanë shkuar deri në kërcënime me vdekje.

Media gjermane “Bild” shkruan se prindërit e 23-vjeçarit janë kërcënuar nga një grup tifozësh të Schalke 04 në Paderborn, qytetin ku ata jetojnë.

Ata kanë bërë me dije se familja e tij do të përballet me pasoja të rënda, nëse Nubel shkon te Bayerni sezonin e ardhshëm.

Për shkak të kësaj situate tronditëse, mësohet se prindërit e portierit gjerman janë larguar nga qyteti, duke ndërmarrë një udhëtim të gjatë.

Nubel do t’i bashkohet Bayernit me parametër zero sezonin e ri. Ardhja e tij në “Allianz Arena” ka revoltuar kapitenin e bavarezëve, Manuel Neuer, i cili ndjen frikën e humbjes së rolit kryesor në skuadrën më të suksesshme të futbollit gjerman.


Shtuar 30.04.2020 07:25