“Ekzistojnë specie të tila?”, Klea Huta si rrallëherë revoltohet me mesazhin e ndjekësit (FOTO LAJM)

Klea Huta ka ndarë çdo emocion të bukur gjatë pritjes së saj të ëmbël. Së fundmi moderatorja ka treguar rrobat e vogla të bebit duke treguar se e gjitha kjo për të është një “çmenduri” dhe nuk mund ta besojë.

Megjithatë mes mesazheve të ndryshme pas këtij postimi, Klea ka reaguar në një prej tyre i cili shkruante: “Pe qamet duke treguar gjërat sikur nuk ke parë ndonjëherë fëmijë me sy, njerëzve i kanë ardhur në majë të hundës femijët”.

“A ekzistojnë vërtetë specie të tilla? Më vjen keq për ty. Uroj të bekohesh dhe ti me dhuratën më të bukur në jetë që të ndihesh dhe ti njeri si gjithë bota e mos të vjellësh vrer”, ka shkruar Klea në postimin e saj, duke iu kthyer publikisht ndjekësit.

Kujtojmë se Huta ka treguar se në vetëm pak ditë pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, moment që e ka lumtuar jashëmase.


Shtuar 30.04.2020 07:30