I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë xhihadisti

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë finalizuar me sukses operacionin “Vizitori” duke arrestuar një shtetas nga Taxhikistani me qëllim ekstradimi.

24-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani.

K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.


Shtuar 30.04.2020 07:21