Policia e LA kërkon ndihmë nga qytetarët për të zbuluar arsyen e rrëzimit të helikopterit të Bryant

Sherifi i zonës së Los Angeles mbajti një tjetër konferencë për shtyp pas vdekjes së Kobe Bryant, Gianna Bryant dhe 7 personave të tjerë që ishin në bordin e helikopterit që u rrëzua të dielën në Calabasas.

Të gjithë personat që ishin në bord vdiqën, por akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri në rrëzimin e helikopterit.

Policia e zonës së LA po kërkon fotografi për të shikuar se si ishte moti në atë ditë pasi dyshimet e para janë që helikopteri është përplasur, pasi nuk ka parë qartësisht nga mjegulla e shumtë që pretendohet se ishte.

Zyrtarët e Policisë gjithashtu treguan që ata kanë krijuar një perimetër rreth vendit të rrëzimit për të parandaluar që dikush të hyjë në zonë.


Shtuar 28.01.2020 17:46