Plot 4 gola, Bylis-Vllaznia mbyllet mes polemikash (VIDEO)

Sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë ka përfunduar në shifrat 2-2. Shkodranët zhbllokuan shifrat me Renato Malotës, por mallakastriotët përmbysën gjithçka me Murataj dhe Ndrecës.

Në fund të pjesë së parë Gilamn Lika nxorri nga repertori i tij një gol spektakolar duke përshëndetur rrjetën. Ndërkohë në minutat e fundit ka pasur edhe kaos. Arbitri ka akorduar një penallti “fantazmë” pasi topi ka goditur në shpinën e Ramadanit, por e ka kuptuar gabimin dhe e ka anuluar.

Megjithatë lojtarët e Bylisit do të reagonin në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të mbrojtur gjyqtarët. Me këtë barazim, Vllaznia e lë pas Skënderbeun me 1 pikë dhe Bylisi qëndron në vendin e katërt.


Shtuar 3.02.2020 15:22