Plagoset me armë të ftohta shoku i skuadrës së Rooney

Mbrojtësi i Derby County, Andre Wisdom, shok skuadre me Wayne Rooney, është shtruar me urgjencë në spital pasi u plagos me thikë.

27-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Derbit në Championship, u sulmua në Toxeth teksa kishte shkuar për të vizituar familjen e vet, pas fitores kundër Riding në fundjavë me rezultatin 2-1.

Derby ka konfirmuar se “plagët e marra kanë bërë që lojtari të përfundojë në spital, ku është në gjendje të qëndrueshme”.

“Shërohu (bëhu mirë) sa më shpejt, Uis”! Wisdom ishte në shtëpinë e tij në Merseyside, natën e së shtunës, pas fitores 2-1 të Derby kundër Reading”, shkruan klubi.


Shtuar 30.06.2020 12:24