EMRAT/ Humbin jetën nga koronavirusi tre shtetas nga Lezha

Deri tani nga koronavirusi COVID-19 në Qarkun Lezhë kanë rezultuar pozitiv 17 persona, 14 nga territori i Bashkisë Lezhë dhe 3 nga Mirdita.

Lajmi i mirë është se të gjithë këta të infektuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe drejt shërimit të plotë.

Deri tani nga këta të infektuar, dy tashmë janë shëruar plotësisht, bëhet fjalë për një infermiere dhe një sanitare të spitalit Rajonal Lezhë, që janë edhe kontigjenti i parë i të infektuarve, shkruan Fax web.

Ndonëse nga qytetarët lezhjaë që banojnë atje fatmirësisht nuk ka pasur viktima, infeksioni viral COVID-19 deri tani ju ka marrë jetën tre qytetarëve të këtij rrethi por që jetojnë jashtë vendit dhe bëhet fjalë për:

Paulin Nika, 53-vjeç me banim në Itali.

Ledi Skuraj 42-vjeç me banim në Londër, babai i 2 fëmijëve.

Agron Vraja 52-vjeç ish-zyrtar lokal dhe punonjës banke. Kishte rreth dy muaj që kishte shkuar ne SHBA. Ky i fundit kishte shkuar në Neë York para dy muajsh tek djali i tij student, ndërsa pas infektimit Vraja fatkeqësisht nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj beteje me COVID-19.

Vraja, 52 vjeç, ka mbajtur disa poste në administratën publike në Lezhë, ku ka krijuar dhe një rreth shumë të madh njohjesh e miqësish.


Shtuar 13.04.2020 19:58