Edinson Cavani është në dilemë për të ardhmen e tij. El Matador i cili është në skadencë kontrate me Paris Saint Germain nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë në Europë ku kërkohet me ngulm nga Atletico Madrid apo do të rikthehet në Amerikën e Jugut. Pas Boca Juniors në skenë për shërbimet e sulmuesit uruguian ka dalë edhe Sao Paulo.
“Përpara se Cavani të shkojë te Boca Juniors, unë do ta sjell këtu te Sao Paulo”, ka deklaruar Diego Lugano ish-shoku i sulmuesit në kombëtare dhe mik shumë i mirë i tij aktualisht drejtues në rradhët e klubit brazilian. Një fjalë që vlen shumë kjo pasi tregon interesin e Sao Paulos për El Matador.