Ashtu edhe siç u raportua, Milani ka filluar revolucionin në ekip.
Klubi rosoner pritet që të zyrtarizojë edhe largimin e katërt nga skuadra për këtë merkato.
Pas Reinas, Bornit dhe Caldaras, nga kuqezinjtë largohet edhe Ricardo Rodriguezi.
Sipas lajmeve të fundit, Federata turke ka miratuar kalimin e zviceranit te Fenerbache.
Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me lojtarin pak ditë më parë.
Formula e transferimit, do të jetë huazim me detyrim blerje për 5 milionë euro.
Rodriguez pritet të prezantohet si lojtari i ri i Fenerbahce nesër gjatë ditës.