Pas shumë emrave të lakuar, Barcelona e gjen zëvendësuesin e Suarez në La Liga

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e rivalit nga La Liga për transferim gjatë janarit.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou ka vendosur të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Valencias, Rodrigo.

28 veçari është favorit për transferim tek Barcelona si zëvendësim për Luis Suarezin i cili ka pësuar lëndim serioz dhe nuk pritet të luajë në vazhdim të këtij sezoni.

Një tjetër opsion i Barcelonës është edhe ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mirëpo blerja e tij është më e vështirë marrë parasysh rëndësinë e tij në skuadrën londineze.


Shtuar 24.01.2020 08:55